RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite arrestuan 26 palestinezë në Bregun Perëndimor

forcat-izraelite-arrestuan-26-palestineze-ne-bregun-perendimor

Forcat izraelite arrestuan 26 palestinezë në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, forcat izraelite kanë kryer operacione ndalimi kundër palestinezëve në Khalil (Hebron) dhe disa qytete të tjera të Bregut Perëndimor.

Izraeli arrestoi 16 palestinezë nga qyteti i Khalilit dhe qytezat e tij dhe se 4 persona, 2 prej tyre vëllezër, janë arrestuar në qytetin Qalqiliya.

Theksohet se 5 persona në Jenin në veri të Bregut Perëndimor dhe një person në Nablus u arrestuan nga forcat izraelite.

Forcat izraelite, të cilat bastisin shpesh shtëpitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme.

Related posts

Vendos Gjykata Kushtetuse: Dekreti i Presidentes nuk prodhon asnjë efekt juridik

Muhamet Ramadani

Britania sanksionon dy grupe ekstremiste, i akuzon për dhunën në Bregun Perëndimor

admin

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi Jinping: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Irfan Jahiu