RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden mund të vizitojë vitin e ardhshëm Nagasakin e goditur nga bomba atomike

biden-mund-te-vizitoje-vitin-e-ardhshem-nagasakin-e-goditur-nga-bomba-atomike

Joe Biden mund të bëhet presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që viziton Nagasakin e goditur nga bomba atomike në Japoni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tokio dhe Washingtoni “po shqyrtojnë mundësinë e vizitës së presidentit amerikan Biden në Nagasaki në maj të vitit 2023 kur edhe do të udhëtojë në Japoni për Samitin e G7 në Hiroshima”, raportoi Kyodo News, duke cituar burime të mirëinformuara.

Vizita mund të përkojë me organizimin e Samitit të G7 nga kryeministri japonez Fumio Kishida më 19-21 maj të vitit të ardhshëm.

Nagasaki dhe Hiroshima janë dy qytetet japoneze që u goditën me bomba atomike të hedhura nga avionët amerikanë në gusht 1945, të cilat shkaktuan vrasjen e dhjetëra mijëra njerëzve.

Kishida, i cili vjen nga një zonë zgjedhore në Hiroshima, vazhdon të avancojë vizionin e tij për një botë pa armë bërthamore që kur mori detyrën në tetor të vitit të kaluar.

Ai pritet të shoqërojë Bidenin në vizitën e tij në Nagasaki, diku para ose pas samitit, shtoi raporti.

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama vizitoi Hiroshimën në vitin 2016, po ashtu gjatë Samitit të mëparshëm të G7 në Japoni.

Kishida kishte shoqëruar presidentin amerikan në qytetin e goditur nga bomba atomike si ministër i Jashtëm i Japonisë.

Obama kishte ardhur me ftesë të ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, i cili u qëllua për vdekje në fillim të këtij viti gjatë një fushate zgjedhore.

Related posts

Danimarkë, thirrje për të ndaluar pijet energjike me qëllim mbrojtjen e të rinjve

admin

IKShPK apelon për kujdes me ushqimin dhe shëndetin pas reshjeve të dendura të shiut

admin

Malajzia do të vazhdojë të mbështesë palestinezët pavarësisht se nuk iu bashkua Bordit të Paqes

Muhamet Ramadani