Një numër i madh kolonësh izraelitë hynë me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar për të festuar festën hebraike Hanukkah, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Autoritet i Vakëfeve Islame të Kudsit, i drejtuar nga Jordania, tha se 249 kolonë të shoqëruar nga policia izraelite hynë në kompleksin e shenjtë në grupe.
Deputeti izraelit Nissim Vaturi nga Partia e djathtë Likud ishte mes atyre që vizituan kompleksin, sipas dëshmitarëve okularë.
Ndërkohë, policia izraelite i ndaloi besimtarët myslimanë nën 40 vjeç të hynin në xhami.
Grupet hebraike u kanë bërë thirrje mbështetësve që të mblidhen në kompleksin Al-Aksa për të festuar festën tetëditore Hanukkah, e cila filloi më 18 dhjetor.
Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Hebrenjtë, nga ana e tyre, e quajnë këtë zonë Mali i Tempullit, duke thënë se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ai aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, hap që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.
Singing and dancing of Israeli foreigners inside Masjed Al-Aqsa protected by occupation militias!
In addition to their far right government, what next?!
End #IsraeliOccupation pic.twitter.com/TaupJlUFDd— Mohamad Kayali (@MuhamadKayali1) December 21, 2022