RTV AHIRETI
Lajme

Myftiu Tërnava pa nga afër punimet në ndërtimin e xhamisë së fshatrave Dobërdol-Zakut

myftiu-ternava-pa-nga-afer-punimet-ne-ndertimin-e-xhamise-se-fshatrave-doberdol-zakut

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot pa nga afër punimet në ndërtimin e xhamisë së fshatrave Dobërdol-Zakut, themelet e së cilës janë vënë në shtator të këtij viti.

Myftiu Tërnava u shpreh tejet i kënaqur me ecurinë e punëve në ndërtimin e kësaj xhamie. Ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për krijimin e kushteve sa më të mira në mënyrë që besimtarët tanë ta kenë sa më të lehtë kryerjen e ibadeteve fetare.
Xhamia e fshatrave Dobërdol-Zakut është duke u ndërtuar falë bamirësisë së familjes Sejdiu nga fshati Zakut.

Related posts

U akuzua për vdekjen e yllit të “Friends”, mjeku pranon fajin! Ja dënimi që rrezikon të marrë

admin

Kthimi i shqiptarëve nga Anglia, kundërshtohet kryministri britanik Rishi Sunak

admin

Gjermania i jep pesë kamionë ushtarakë Kosovës me vlerë 3 milionë euro

admin