RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri holandez: Përpjekjet e Turqisë për të zgjatur marrëveshjen e drithit janë për t’u vlerësuar shumë

kryeministri-holandez:-perpjekjet-e-turqise-per-te-zgjatur-marreveshjen-e-drithit-jane-per-t’u-vleresuar-shume

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha se janë për t’u vlerësuar shumë përpjekjet që Turqia ka treguar për të zgjatur marrëveshjen e drithit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Rutte ka bërë një postim nga llogaria e tij në median sociale lidhur me bisedën telefonike që zhvilloi me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

“Bisedova me Erdoğan-in. Është mirë të jesh në kontakt të ngushtë në kohë lufte. Përpjekjet që Turqia ka treguar për të zgjatur marrëveshjen e drithit, janë për t’u vlerësuar shumë dhe janë shumë të rëndësishme për sigurinë globale të ushqimit. Diskutuam edhe për bashkëpunimin në NATO dhe zhvillimet në rajon”, tha Rutte në postimin e tij.

Related posts

Lukashenko: Kina dhe Bjellorusia ndajnë të njëjtin vizion për rendin botëror

admin

Dronët iranianë ndërtohen me materiale nga perëndimi

admin

Shenjë pajtimi mes Stambollit dhe Damaskut, Erdogan mund të ftojë Assadin në Turqi

admin