RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lukashenko: Kina dhe Bjellorusia ndajnë të njëjtin vizion për rendin botëror

lukashenko:-kina-dhe-bjellorusia-ndajne-te-njejtin-vizion-per-rendin-boteror

Pekin

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, deklaroi se ndajnë të njëjtat ide me Kinën për rendin aktual dhe të ardhshëm të botës, transmeton Anadolu.

Lukashenko u takua me ministrin kinez të Mbrojtjes, Li Shangfu, i cili dje vizitoi Minskun, njoftoi agjencia e lajmeve bjelloruse BelTA.

“Bjellorusia dhe Kina mbrojnë një botë shumëpolare, integritetin e tyre territorial dhe unitetin e kufijve të përcaktuar pas Luftës së Dytë Botërore. Ata mbeten të përkushtuara ndaj parimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve. Shkurtimisht, e gjithë paleta e politikës së jashtme kineze është e ngjashme me tonën”, theksoi Lukashenko.

Duke theksuar se Bjellorusia ka mbështetur të gjitha nismat e Kinës që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike 31 vjet më parë, Lukashenko tha: “Sepse ne shohim që politika e brendshme dhe e jashtme e Republikës Popullore të Kinës është plotësisht e drejtë dhe synon zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe konflikteve”.

Ai ka deklaruar se bota po kalon një periudhë të paqëndrueshme dhe sipas tij nuk është faji as i Bjellorusisë dhe as i Kinës dhe se në “këto kushte ata mbështeten në miqësinë e Federatës Ruse dhe Kinës”. Lukashenko theksoi se bashkëpunimi ushtarak midis Bjellorusisë dhe Kinës nuk synon vendet e treta.

Duke kujtuar se lideri bjellorus arriti një marrëveshje me presidentin kinez, Xi Jinping, për zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak, përfshirë industrinë e mbrojtjes, gjatë vizitës së tij në Pekin në mars, ministri kinez Li theksoi se vizita e tij synonte të vinte në praktikë këtë marrëveshje të nivelit të lartë.

Li u takua një ditë më parë me homologun e tij, Viktor Hrenin, në kuadër të vizitës së tij në Bjellorusi.

Para vizitës së tij në Bjellorusi, ministri kinez pati kontakte në Rusi dhe në fjalimin e tij në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Moskë, theksoi se “ata janë të gatshëm të thellojnë bashkëpunimin e mbrojtjes me Iranin dhe Bjellorusinë, anëtarët e rinj të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO)”.

Bjellorusia dhe Kina janë shënjestër e kritikave nga SHBA-ja dhe vendet evropiane me arsyetimin se i dhanë mbështetje diplomatike Moskës dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ushtarak në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar vendosi sanksione për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Related posts

Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prokuroria sqaron rolin e ish-ministrit shqiptar si ndërmjetësues

admin

Sa aeroplanë kanë humbur amerikanët deri më tani në luftën me Iranin?

Muhamet Ramadani

Më shumë se katër orë pritje në Merdarë, rikthehen kolonat për të hyrë në vendin tonë

admin