RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ish-presidenti i Maldiveve dënohet me 11 vite burg dhe 5 milionë dollarë gjobë

ish-presidenti-i-maldiveve-denohet-me-11-vite-burg-dhe-5-milione-dollare-gjobe

Një gjykatë penale në Maldive ka dënuar ish-presidentin e vendit Abdulla Yameen me 11 vjet burg pasi u shpall fajtor për korrupsion dhe pastrim parash, raporton Reuters.

Ish-presidenti do të duhet të paguajë gjithashtu një gjobë prej pesë milionë dollarësh. Yamin, i cili humbi pushtetin në vitin 2018, mohoi çdo faj.

Tre vite më parë ai u dënua me pesë vjet burg dhe pesë milionë dollarë gjobë për përvetësim të fondeve shtetërore në shumën e një milion dollarëve.

Yamin u transferua në arrest shtëpiak në vitin 2020, por u lirua disa muaj më vonë.

Që nga lirimi i tij, Yameen, gjysmëvëllai i ish-presidentit Maumoon Abdul Gayoom, është rikthyer në politikën aktive me një fushatë kundër ndikimit indian në Maldive, gjë që ka ngritur shqetësime në Nju Delhi, shtoi agjencia britanike e lajmeve.

 

Related posts

Rritet në 69.775 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Muhamet Ramadani

Christian Schmidt largohet nga posti i Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë e Hercegovinë

admin

Trump: Nuk besoj që lideri i ri suprem i Iranit “mund të jetojë në paqe”

admin