RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Anija “Ocean Viking” shpëton 113 persona në Mesdhe

anija-“ocean-viking”-shpeton-113-persona-ne-mesdhe

Organizata bamirëse SOS Mediterranee ka bërë të ditur se anija e saj Ocean Viking ka shpëtuar 113 emigrantë nga Deti Mesdhe në brigjet e Libisë.

Organizata bamirëse evropiane ka njoftuar se grupi, i cili përfshinte 30 të mitur të pashoqëruar dhe 23 gra, po përpiqeshin të kalonin Mesdheun me një varkë gome.

Operacioni i fundit nga anija e shpëtimit të bamirësisë filloi më 18 dhjetor dhe do të vazhdojë deri në janar.

Sipas autoriteteve italiane, 101.127 emigrantë kanë mbërritur përmes detit në Itali në vitin 2022 që nga 23 dhjetori, rreth 40 mijë më shumë se një vit më parë. /koha

Related posts

Lajçaku pas takimit me Kurtin dhe Bislimin: Vëmendja jonë duhet të jetë në normalizimin dhe zbatimin e Marrëveshjes

Muhamet Ramadani

Kolona në pikat kufitare, pritjet deri në tri orë për të dalë nga Kosova

admin

Princi i kurorës saudit e çon presidentin turk Erdogan për në banesë

admin