RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia e Kosovës: Pika kufitare në Merdar vazhdon të jetë e mbyllur, qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjerat kufitare

policia-e-kosoves:-pika-kufitare-ne-merdar-vazhdon-te-jete-e-mbyllur,-qytetaret-te-shfrytezojne-pikat-tjerat-kufitare

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të bllokimit të rrugës në Serbi, pika kufitare ”Merdare” vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim.

Policia fton qytetarët që të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare, duke përjashtuar pikat kufitare në Jarinjë, Bërnjak dhe “Merdar.

“Në orët e vona të mbrëmjes së datës 27.12.2022, bazuar në informacionet e siguruara, nga persona të dyshuar është bllokuar rruga në territorin e Serbisë që e lidhë me Republikën e Kosovës.

Bllokimi rrugës është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare Merdar, e cila për shkak të kësaj bllokade është mbyllur për qarkullim.

Një bllokim i tillë i kundërligjshëm ka pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, andaj ftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim, duke përjashtuar pikat kufitare Jarinjë, Bërnjak dhe Merdar, deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Related posts

Andrew dhe Tristan Tate ‘lirohen’ nga burgu – VIDEO

Muhamet Ramadani

Kryediplomati kroat: Kroacia mbështet ambicien e Shqipërisë për të qenë pjesë e BE-së

Muhamet Ramadani

Nuk ka energji elektrike në Gaza për 52 ditë, thotë një përditësim i OKB-së

Muhamet Ramadani