RTV AHIRETI
Lajme

Turqi, turistja britanike pranon Islamin

turqi,-turistja-britanike-pranon-islamin

Në Antalya të Turqisë, turistja nga Britania e Madhe, Lousie Rose Harris, u konvertua në muslimane dhe mori emrin “Lejla”, raporton Anadolu Agency (AA).

Harris, e cila erdh në Antalya për pushime, vizitoi xhamitë. E mahnitur nga xhamitë, ezani dhe miqtë e saj, Harris vendosi të bëhet muslimane pasi kishte studiuar rreth Islamit.

Në Muftininë e qytetit Serik u zhvillua ceremonia e konvertimit të gruas nga Britania. Muftiu i qytetit, İbrahim Köksal, i shpjegoi Harrisit parimet bazë të Islamit.

Harrisit, e cila u bë muslimane duke deklaruar fjalët e dëshmisë (Shehadetin) dhe mori emrin “Lejla”, iu dhurua “Certifikata e konvertimit” dhe libra të ndryshëm si përkthimi i Kuranit dhe botime të Kryesisë së Çështjeve Fetare (DIYANET).

Në ceremoni morën pjesë specialisti i Shërbimeve Fetare, muftiu i qytetit Serik, Veysel Tosun, si dhe udhërrëfyesi fetar, Imam Sonay Yıldırım.

Related posts

Erdoğan akuzon Netanyahun se po imiton Hitlerin, “tejkalon kufirin çdo ditë në politikën brutale të masakrave”

admin6

Ministria palestineze e Shëndetësisë: Forcat izraelite hapën zjarr në një spital në Jenin

admin

Kryediplomati britanik: Të tmerrshme sulmet e ekstremistëve izraelitë ndaj autokolonave me ndihma për në Gaza

rezart morina