RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania merr komandën e forcave të gatishmërisë së lartë të NATO-s

gjermania-merr-komanden-e-forcave-te-gatishmerise-se-larte-te-nato-s

Më 1 janar 2023, Gjermania do të marrë përsipër komandën e forcave ushtarake të NATO-s, të cilat janë në nivel të lartë të gatishmërisë emergjente, raporton Anadolu Agency (AA).

Task Forca e Përbashkët me Gatishmëri Shumë të Lartë (VJTF) e cila është pjesë e Forcave të Reagimit të NATO-s që u aktivizua për herë të parë në historinë e Aleancës pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, përbëhet nga rreth 11.500 ushtarë.

Komandën e forcës në vitin 2021 e kishte Türkiye në vitin 2022 Franca ndërsa gjatë vitit 2023 do ta ketë Gjermania.

Për forcën e cila mbahet në gatishmëri për të ndërhyrë ndaj situatave emergjente brenda disa ditëve, përveç Gjermanisë, kontribut do të ofrojnë edhe Belgjika, Çekia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia dhe Sllovenia. Gjermania do të kryejë për herë të parë komandën e Forcave Speciale brenda VJTF.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu tha se “Teksa lufta e paligjshme e Rusisë në Ukrainë vazhdon të kërcënojë paqen dhe sigurinë në Evropë, nuk duhet të ketë dyshim nga vendosmëria e NATO-s për të ruajtur dhe mbrojtur çdo centimetër katror të territoreve aleate. VJTF është elementi i parë reagues i NATO-s dhe pjesë kyçe e mbrojtjes tonë kolektive. Udhëheqja e Gjermanisë është tregues i fortë i angazhimit dhe mundësive të saj”.

Disa elementë të forcës së gatishmërisë së nivelit të lartë të NATO-s menjëherë pas fillimit të luftës në Ukrainë në shkurt 2022 u vendosën në Rumani.

VJTF u themelua në vitin 2014 pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia dhe pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

Related posts

Mbështeti Ramën dhe sulmoi emisionin “Report”, opozita italiane: Giorgia Meloni si perëndeshë e mashtrimit! Kërkon të manipulojë realitetin duke sulmuar gazetarinë

admin

Bashkimi Europian “kompromis” për heqjen e masave sanksionuese ndaj Kosovës, do të ndodhë pjesërisht dhe gradualisht

admin

Guterres paralajmëron shtetet për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore

admin