RTV AHIRETI
Shëndetësi

Hani mollë në mëngjes

hani-molle-ne-mengjes

Të gjitha varietetet e mollëve përmbajnë vlera të jashtëzakonshme, por mollat e gjelbra janë të pasura me proteina, vitamina, minerale dhe mbi të gjitha, fibër.

Mollët e gjelbra rregullojnë problemet me tretjen, nivelet e glukozës në gjak dhe përmirësojnë oreksin.

Ato mund të konsumohen që në fillim të ditës me stomak bosh dhe ju ofrojnë përfitimet e mëposhtme.

Janë një nga burimet më të mira të flavonoidëve dhe vitaminës C. Së bashku, këta përbërës funksionojnë si antioksidantë dhe shfarosin radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.

Avantazhi i të ngrënit një mollë jeshile me stomak bosh është se organizmi pajiset me armë të forta për largimin e këtyre substancave të rrezikshme dhe shmangien e sëmundjeve kronike.

Një arsye tjetër përse duhet të hani mollë me stomak bosh është kaliumi që balancon lagështinë e qelizave. Kjo është e nevojshme për rrahje të rregullta të zemrës.

Related posts

E thjeshtë dhe e shëndetshme! Si të humbisni peshë me “Dietën e Kastravecit”

admin

Çaj të gjelbër në vend të kafesë në mëngjes

admin

Supa me vitamina: Heq dy kilogramë për vetëm 10 ditë

rezart morina