RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Stabiliteti i Ballkanit, me rëndësi të veçantë për Turqinë

erdogan:-stabiliteti-i-ballkanit,-me-rendesi-te-vecante-per-turqine

Presidenti turk priti në takim presidentin e Malit të Zi Millo Gjukanoviq, me të cilin u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe dhe stabilitetin e Malit të Zi dhe rajonit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, takoi sot presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në një takim të mbyllur për media.

Pas takimit, presidenti turk Erdoğan tha se paqja dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit janë prioritet i tij.

“Paqja dhe stabiliteti i Malit të Zi, Ballkanit dhe Evropës është me rëndësi të veçantë për Turqinë”, deklaroi Erdoğan.

Erdoğan deklaroi gjithashtu se Ankaraja mbështetë procesin eurointegrues të Podgoricës.

“Ne inkurajojmë dhe mbështesim sinqerisht Malin e Zi, aleatin tonë në NATO, që të bëhet anëtar i plotë i BE-së”, tha presidenti turk.

Liderët theksuan marrëdhëniet e mira dypalëshe mes Turqisë dhe Malit të Zi dhe shprehën gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve.

“Jemi veçanërisht të përkushtuar në identifikimin e hapësirës për avancimin e bashkëpunimit dypalësh”, tha presidenti malazez Gjukanoviq.

Presidenti turk theksoi gjithashtu se organizata shtetërore turke TIKA deri tani ka realizuar mbi 400 projekte dhe aktivitete në Mal të Zi, me vlerë totale prej mbi 20 milionë eurove.

Related posts

Rritet në 34.654 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Muhamet Ramadani

“Gjermania mund të mos përmbushë premtimet e saj ndaj NATO-s”

Muhamet Ramadani

Zvicra në maj merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Muhamet Ramadani