RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelanda e Re dhe Australia hyjnë në Vitin e Ri

zelanda-e-re-dhe-australia-hyjne-ne-vitin-e-ri

Shtetet e Paqësorit, Zelanda e Re dhe Australia janë ndër të parat që hynë në Vitin e Ri 2023, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Zelandën e Re fishekzjarrët e ndriçuan qiellin mbi qytetin më të madh, Auckland, ndërkaq në Australi festa më e madhe u shënua në Sidnej.

Sipas lajmeve të “New Zealand Herald”, vendi ishullor i tha “përshëndetje” vitit 2023.

Viti i Ri u prit me pamje spektakolare të fishekzjarreve në Auckland dhe Wellington të Zelandës së Re.

Kulla “Sky Tower” në Auckland u ndriçua me pamje të dritave të veçanta për Vitin e Ri.

Ndërsa në Australi, një numër i madh i vizitorëve shijuan atmosferën e fishekzjarreve spektakolare të Vitit të Ri mbi Shtëpinë e famshme të Operës në Sidnej dhe Urën e Sidnejit.

Shtetet Samoa, Kiribati dhe Zelanda e Re ishin të parat që hynë në vitin kalendarik 2023 dhe më pas Fixhi dhe Australia.

Qytetarët kishin rastin t’i shohin fishekzjarret edhe nga anijet ndërsa shumë i prisnin në fushë, e cila ofron pamjen më të mirë të spektaklit.

Related posts

UNHCR-ja “thellësisht e shqetësuar” për përleshjet e dhunshme në Izrael

Muhamet Ramadani

Kurti: Vetëm të lidhur rreth Lidhjes së Prizrenit, avancojmë interesat tona me aleatët

admin

Samiti i Paqes për Ukrainë, Osmani në Zvicër: Kosova shembull, shtet që ka vuajtur në model të demokracisë

admin