RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rohde: Masakra e Krushës ishte tregues se kishte ardhur koha që NATO të ndërhynte

rohde:-masakra-e-krushes-ishte-tregues-se-kishte-ardhur-koha-qe-nato-te-nderhynte

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde në 25-vjetorin e masakrës së Krushës tha se kjo masakër ishte tregues se kishte ardhur koha për ndërhyrjen e NATO-s.

Ambasadori gjerman kërkoi që autorët e kësaj masakre të dalin para drejtësisë.

“Kjo si dhe masakrat tjera, vetëm treguan se kishte ardhur koha tashmë që NATO të ndërhynte për ta shmangur atë tragjedi humanitare si dhe spastrimin etnik i cili po ndodhte këtu. Shumica e atyre që i kanë kryer këto krime janë ende në arrati dhe krejt çka mund të them, është që kjo nuk do të duhej të lejohej”, tha ai.

Ndërkohë, Rohde uroi që Kosova të anëtarësohet në BE së shpejti.

“Shpresoj që Kosova bashkë me të gjithë fqinjët e saj, së shpejti do t’i bashkohet familjes europiane”, u shpreh ai.

Related posts

Osmani: Nëse nuk ndryshojmë kushtetutën, na ikë Shqipëria, mbesin me Kosovën dhe Bosnjën

admin

Kosova eksporton rreth 90 milionë euro mallra në Shqipëri në periudhën janar-gusht

admin

UNICEF: Mbi 100 mijë fëmijë mund të jenë prekur nga tërmeti në Marok

Muhamet Ramadani