RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në mesnatë, Kroacia hyn në zonën Schengen

ne-mesnate,-kroacia-hyn-ne-zonen-schengen

Kroacia do të hyjë në zonën Schengen nga mesnata dhe do të fusë euron në vend të kunës, e cila përdoret si monedhë zyrtare për më shumë se 28 vjet.

Zona Schengen përfshin territoret e 26 vendeve evropiane dhe funksionon si territor i një shteti, me kontrolle tradicionale për ata që hyjnë dhe dalin nga zona, por pa kontrolle të kufijve të brendshëm.

Në Kroaci, kontrollet kufitare në pikat kufitare tokësore dhe detare janë hequr që nga mesnata, dhe në aeroporte që nga 26 marsi.

Krahas kësaj, Kroacia nga mesnata do të bëhet anëtarja e 20-të e Eurozonës dhe kuna do të mbetet një mjet i barabartë pagese deri më 14 janar.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se Kroacia mund të jetë krenare për anëtarësimin në Eurozonë dhe zonën Schengen, sepse do të tërheqë investime, do të ndihmojë në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e ekonomisë dhe gjithashtu mund të bëhet një qendër evropiane energjetike nga burimet e rinovueshme.

“Kroacia po përfundon kështu integrimin e saj të plotë evropian”, ka thënë Von der Leyen.

Von der Leyen do ta vizitojë Kroacinë ditën e Vitit të Ri, në ditën kur hiqen rampat dhe kontrollet në kufirin me Slloveninë dhe Hungarinë dhe kur monedha e përbashkët evropiane – euro – futet në qarkullim.

Ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozhinoviq, ka thënë se hyrja në zonën Schengen është një nga sukseset më të mëdha politike të Kroacisë që nga anëtarësimi në BE.

Related posts

Mexhiti, Kasami dhe Gashi: T’i votojmë ndryshimet kushtetuese dhe të hiqet 20-përqindshi

rezart morina

Shpërthimi i turbinës në termocentralin në Bolonjë! “Ferri” në fund të liqenit: 3 punëtorë të vdekur, 4 të zhdukur dhe 5 me djegie të rënda

admin

Kryeministri i Armenisë zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Evropian

admin