RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bota hyn në 2023 pas vitit të luftërave, katastrofave natyrore, Kupës së Botës në Lindjen e Mesme

bota-hyn-ne-2023-pas-vitit-te-lufterave,-katastrofave-natyrore,-kupes-se-botes-ne-lindjen-e-mesme

Njerëzit në mbarë botën i thonë lamtumirën 2022-shit, një vit që pa luftëra në Evropë dhe Afrikë, katastrofa klimatike që u kushtuan vendeve miliarda, vdekje të figurave të njohura dhe një Kupë Botërore futbolli si askund tjetër në Katar.

Tetë miliardë njerëzit e botës kanë hyrë në vitin 2023, duke i dhënë lamtumirën 12 muajve të trazuar të shënuar nga lufta në Evropë dhe Afrikë, rritje të papërballueshme të çmimeve, nderimin e Lionel Messit në Kupën e Botës në Katar, përmbytje të paprecedentë në Pakistan dhe vdeket e Mbretëreshës Elizabeth, Pele dhe ish Papa Benediktit.

Sidnej ishte ndër qytetet e para të mëdha që hyri në vitin 2023, duke rishfaqur pretendimin e tij si “kryeqyteti i Vitit të Ri të botës” pas dy vitesh bllokimesh dhe festash të heshtura nga koronavirusi.

Sidnej

Kufijtë e Australisë janë rihapur dhe turmat u mblodhën përgjatë portit të shkëlqyeshëm të Sidnejit për të parë 100,000 mjete piroteknike që ndriçojnë qiellin jugor.

Një turmë që ishte parashikuar të kalonte një milion e shikuan teksa një shfaqje spektakolare 12-minutëshe shpërtheu rrugën ujore dhe ndriçoi urën e portit të Sidnejit.

Autoritetet e Sidnejit prisnin që gati gjysmë miliardë më shumë njerëz do t’i shihnin festimet në internet ose në televizion.

Paris

Parisienët – dhe një sasi “normale” turistësh, e krahasueshme me vitin 2018 ose 2019, sipas zyrtarëve – shfrytëzuan mundësinë për t’u grumbulluar krah për krah për një shfaqje fishekzjarre përgjatë Champs-Elysee.

Policia tha se rreth një milion njerëz u paraqitën për festën, ku fëmijët në karroca dhe ahengjet me shampanjë ishin po aq të dukshëm.

Ndërkohë Londra mirëpreti turmat në shfaqjen e saj zyrtare të fishekzjarreve të Vitit të Ri për herë të parë që nga pandemia me rreth 100,000 pjesëmarrës në spektakël.

Londra

Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin Puerta del Sol të Madridit për të dëgjuar dymbëdhjetë zile që shoqëruan dymbëdhjetë sekondat e fundit të vitit 2023 dhe për të ngrënë nga një rrush, duke përmbushur një rit që shumica e spanjollëve e kopjuan në shtëpi nga televizori.

Rio

Në Rio de Zhaneiro të Brazilit, turma njerëzish mbushën plazhin Copacabana të qytetit – pritej deri në dy milionë – për muzikë dhe fishekzjarre, pa masat e sigurisë së virusit korona të viteve të fundit.

Nju Jork

Në Nju Jork, turmat përballuan një shi të ftohtë për të pritur rënien e famshme të topit në Times Square, një traditë që daton që nga viti 1907.

Edinburg

Në Edinburg, turma të mëdha mbushën rrugët për festën e famshme botërore të qytetit Hogmanay – përsëri për herë të parë në tre vjet

Kyivi i zbrazët

Rusia dhe Ukraina kanë shënuar fillimin e vitit 2023 – Putini duke ngritur një gotë të rrethuar nga ushtarë dhe Zelensky duke falënderuar ukrainasit për përpjekjet e luftës

Në Nairobi, fishekzjarret u nisën nga Kulla e Vjetër UAP.

Turma të mëdha u mblodhën për të parë fishekzjarre në Kampala, Ugandë.

Uganda

Fishekzjarret shpërthyen pas portës së Brandenburgut në Berlin.

Dubai hyri në vitin e ri dhe festoi me një shfaqje dramatike fishekzjarresh në rrokaqiellin më të lartë në botë, Burj Khalifa.

Fishekzjarret pasqyrohen në Nil në Kajro, Egjipt

Akropoli në Athinë është ndriçuar nga fishekzjarrët.

Festimet në Kolombo, Sri Lanka

Policia në qytetin Wuhan, ku filloi pandemia, u përpoq të shpërndante turmat e dhjetëra mijëra njerëzve që u mblodhën.

Doha e nisi vitin e ri me një shfaqje spektakolare të mjeteve piroteknike të vendosura në horizontin mahnitës të Katarit.

Stambolli e pret vitin e ri 2023 me fishekzjarre poashtu

Related posts

Zyra e Kryeministrit sqarohet për mungesën e Kurtit në takim me Presidenten

RTI

E cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet në imazhet e Google Earth

admin

Pakistan, përmbytjet në rajonin Swat dëmtuan rëndë infrastrukturën

admin