RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Çavuşoğlu do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Pele-s

cavusoglu-do-te-marre-pjese-ne-ceremonine-mortore-te-pele-s

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu do të marrë pjesë në ceremoninë mortore që do të mbahet nesër për futbollistin legjendar brazilian Pele, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se presidenti Recep Tayyip Erdoğan ka udhëzuar ministrin Çavuşoğlu i cili do të përfaqësojë Turqinë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Pele-s.

Çavuşoğlu do të marrë pjesë në ceremoninë mortore që do të mbahet për Pele-n në qytetin Santos të Brazilit më 2 janar.

Futbollisti Edson Arantes do Nascimento i cili njihet me emrin Pele dhe që ka arritur suksese të jashtëzakonshme në historinë e futbollit, ndërroi jetë më 29 dhjetor në spitalin ku ai trajtohej në Sao Paulo.

Related posts

Jahjaga merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror në Katar – VIDEO

admin

Sulmi izraelit vret shefin e Sigurisë së Brendshme në Gazën qendrore, mes shkeljeve të armëpushimit

Hevzi

Një tjetër qytetar i Kosovës ndalohet në Serbi

Irfan Jahiu