RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

Jahjaga merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror në Katar – VIDEO

jahjaga-merr-pjese-ne-ceremonine-e-hapjes-se-kampionatit-boteror-ne-katar-–-video

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga sot ka qenë e pranishme në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit në Doha, me ftesë të autoriteteve të Shtetit të Katarit.

Ajo ndjen keqardhje që Ekipi i Kosovës nuk do jetë në garë, raporton Indeksonline.

“Me ftesë të autoriteteve të Shtetit të Katarit, sot isha e pranishme në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit në Doha. Katari kësaj radhe po shënon historinë, duke u bërë shteti i parë nikoqir i Botërorit në Lindjen e Mesme.

Ky event ka mbledhur në Katar elitën e futbollit botëror, mirëpo për fat të keq Ekipi i Kosovës nuk do jetë në garë. Pavarësisht kësaj, djemtë tanë na kanë bërë krenarë me punën e tyre të palodhshme që vitin tjetër e dërgojnë Kosovën në kampionat evropian. Kombëtarja jonë, krenaria jonë”, ka shkruar ajo.

Related posts

VIDEO/ Donald Trump rikthehet në Pensilvani, ku tre muaj më parë iu bë atentat! Ish-presidenti shfaqet në krah të Elon Musk

admin

Nis seanca e KS të OKB-së ku do të përballen Osmani dhe Vuçiç

admin

Ngritja e vazhdueshme e çmimeve të konsumit, kërkohet reflektim i qeverisë

Muhamet Ramadani