RTV AHIRETI
Pytje & Përgjigje

Falja e borxhit dikujt a konsiderohet dhënie e zekatit?

falja-e-borxhit-dikujt-a-konsiderohet-dhenie-e-zekatit?

Pyetja:

Një musliman i ka dhënë dikujt borxh dhe tani a quhet sikur e ka dhënë zekatin nëse ja fal borxhin atij?

***

Përgjigja:

Mendimi i katër shkollave të njohura të Fikhut Islam për këtë është se:
Nuk lejohet që dikush i cili i ka dhënë borxh dikujt tjetër t’ia falë atij atë borxh, duke e konsideruar këtë veprim si dhënie zekati. Disa nga argumentet që këta dijetarë kanë dhënë për këtë vendim janë:
– Zekati është e drejtë e Allahut dhe nuk lejohet që njeriu ta japë atë për interes, apo të përfitoj prej tij, por nëse ai e fal borxhin dhe e konsideron si zekat pasurie apo fitri përfiton prej kësaj duke ruajtur pasurinë.
– Praktika e të Dërguarit (alejhi salatu ue selam) për zekatin ka qenë e tillë që pasi ua merrte atë të pasurve ua jepte të varfërve, kështu kanë vepruar dhe kalifët e drejtë pas tij. Nuk përcillet nga asnjëri prej tyre se e ka lejuar këtë gjë, qoftë për ata që ishin gjallë apo kishin vdekur dhe kishin borxhe pa larë.
– Ky veprim përfshihet nga ajeti kuranor: “Dhe mos synoni të jepni prej pasurisë së pavlefshme..” Bekare: 267
Borxhi konsiderohet si shumë e humbur dhe futet në pasurinë e pavlefshme. Pasuria që njeriu nuk e zotëron nuk është si ajo që zotëron dhe e ka në dorë, pra është pasuria që ka në dorë ajo prej së cilës ai duhet të japë zekat.
-Njerëzit një veprim të tillë nuk e lejojnë në marrëdhëniet monetare dhe shitblerjet mes tyre, kështu që për më tepër diçka e tillë nuk ka sesi të lejohet në borxhin ndaj Allahut, siç është zekati.
– Ky veprim i hap rrugën kujtdo që nuk ka shpresë në kthimin e borxhit që ta falë borxhin me nijet zekati, duke ruajtur pasurinë nga nxjerrja e zekatit, duke u kthyer kështu këtë veprim në një lloj hileje.
Nisur nga kjo që thamë mund të themi se në këtë rast duhet të pritet borxhliu derisa të krijohet mundësia e kthimit të borxhit, siç thotë Allahu i Lartësuar: “E nëse është në vështirësi, atëherë të pritet derisa t’i lehtësohet. Bekare: 280
Por, nëse e ke mundësinë e nxjerrjes së zekatit, lejohet që t’ia japësh borxhliut, nëse ai është prej atyre që meritojnë zekat, dhe më pas ai ta kthen borxhin, por pa rënë për këtë gjë dakord më parë dhe pa ia kushtëzuar atij këtë gjë.
Ekziston dhe një mendim i dytë në këtë çështje që e lejon faljen e borxhit me nijet zekati, mendim të cilin e përkrahin Hasen el Basri dhe Ata ibn Ebi Rabaha, të dy këta prej tabiinëve, si dhe disa dijetare të tjerë.
Por, gjithsesi siç argumentuam, mendimi më i saktë është mendimi i parë i shumicës së dijetareve.
Allahu e di më së miri.
Komisioni i Pyetje & Përgjigjeve pranë LHSH

Related posts

A lejohen lodrat kukulla për fëmijë?

admin

A lejohet përdorimi i kuponëve të zbritjes?

admin

A lejohet falja e namazit me rroba pune?

admin