Duke theksuar gatishmërinë e Turqisë për dialog, paqe dhe marrëdhënie të fqinjësisë së mirë në Egje dhe Mesdheun Lindor, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, tha se Athina përpiqet të parandalojë dhe sabotojë konsultimet dhe bisedimet për ndërtim besimi me Ankaranë, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë një vizite në TGC Anadolu, e cila do të jetë anija më e madhe luftarake e Turqisë-s, Akar kujtoi takimet e ndërprera të konsultimeve dhe masat e ndërtimit të besimit, si dhe bisedimet në kuadër të NATO-s nga pala greke.
“Greqia jo vetëm që nuk dëshiron t’i zhvillojë këto bisedime, por gjithashtu përpiqet t’i parandalojë ato dhe i saboton”, tha Akar.
Disa politikanë grekë dhe zyrtarë të mbrojtjes po synojnë t’i “mbulojnë” çështjet lokale duke rritur vazhdimisht dhe me vetëdije tensionet me Turqinë, vuri në dukje Akar, duke thënë se Ankaraja po tregohet “e kujdesshme” sa më shumë që të jetë e mundur.
Ai theksoi se Athina përpiqet t’i paraqesë problemet midis Greqisë dhe Turqisë si “çështje që lidhen me NATO-n, SHBA-në dhe BE-në”.
“Të gjithë janë të vetëdijshëm për truket e tyre (Greqisë). Ne konsiderojmë dhe presim që të gjithë të jenë më të kujdesshëm në këtë drejtim”, shtoi ai.
Të gjitha pretendimet e Turqisë bazohen në fakte ligjore dhe të dhëna konkrete, tha Akar, duke shtuar: “Pavarësisht kësaj, ka shumë arsye të lidhura me Greqinë që nuk kemi asnjë rezultat. Ka shumë skandale në Greqi tani. Është skandali i përgjimeve, skandali i migracionit dhe ai i korrupsionit”.
Ai tha se opinioni grek “ka vënë re” dështimet e qeverisë së tij në Mesdheun Lindor, kështu që Athina “shpreson të mbulojë të gjitha duke rritur tensionet” me Ankaranë.
“Ne duam që ata (qeveria greke) të shohin se nuk është e mundur që ata të mbijetojnë duke krijuar tension dhe se devijimi nuk është fitimprurës” shtoi shefi i mbrojtjes turke.
Akar hodhi poshtë pretendimet se Türkiye është kërcënim dhe theksoi: “Turqia nuk është kërcënim për askënd, përkundrazi, është një aleate e besueshme, e fortë dhe efektive”.
Turqia, anëtare e NATO-s për më shumë se 70 vjet, është ankuar për veprimet dhe retorikën e përsëritur provokuese të Greqisë në rajon gjatë muajve të fundit, duke përfshirë armatimin e ishujve pranë brigjeve turke që duhet të jenë të çmilitarizuar sipas detyrimeve ndërkombëtare. Ankaraja thotë