RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britania e Madhe vitin e kaluar regjistroi numër rekord të trajtimit të kancerit

britania-e-madhe-vitin-e-kaluar-regjistroi-numer-rekord-te-trajtimit-te-kancerit

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) i Britanisë së Madhe njoftoi se më shumë se 320 mijë njerëz u trajtuan nga kanceri në Britaninë e Madhe gjatë vitit të kaluar, që është një rekord i ri në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mbi 320 mijë njerëz morën trajtim për kancerin gjatë vitit të kaluar (nëntor 2021 – tetor 2022), shifra më e lartë për një vit, për 8.000 më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë para pandemisë”, thuhet në deklaratën e NHS-së.

Gjithashtu kishte numër rekord njerëzish që kishin kontrolle potencialisht jetëshpëtuese të kancerit, me mbi 2,8 milionë njerëz të kontrolluar, që është pothuajse 20 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë përpara pandemisë COVID-19.

NHS gjithashtu njoftoi se mbi 10 mijë njerëz kontrollohen për kancer çdo ditë dhe rreth gjashtë për qind e tyre rezultuan me diagnozë të kancerit.

Drejtoresha kombëtare e kancerit në NHS-Angli, Dame Cally Palmer, tha se stafi i shërbimit shëndetësor “ka punuar jashtëzakonisht shumë gjatë vitit të kaluar për t’u rikuperuar nga pandemia”.

Ajo theksoi rëndësinë e testeve dhe kontrolleve të hershme dhe u bëri thirrje atyre që kanë simptoma dhe shqetësime të mundshme, të aplikojnë për kontrolle të kancerit.

Related posts

BE: Sulmet ajrore të Rusisë ndaj Ukrainës përbëjnë krime lufte

admin

Dy paketa të reja, SHBA-ja njofton 1.7 miliard dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

admin

Putin do të takohet me udhëheqësit afrikanë për të diskutuar marrëveshjen e grurit Rusi-Ukrainë

admin