RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i Kinës Xi pret Mbretin Felipe VI të Spanjës në Pekin

presidenti-i-kines-xi-pret-mbretin-felipe-vi-te-spanjes-ne-pekin

Presidenti kinez Xi Jinping priti sot Mbretin e Spanjës, Felipe VI, i cili ndodhet për vizitë shtetërore në Kinë, e para që prej se ai mori fronin në vitin 2014, transmeton Anadolu.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning tha se Xi mbajti një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje për Mbretin Felipe VI dhe Mbretëreshën Letizia në Pekin.

Monarku spanjoll e nisi vizitën katërditore të hënën, duke mbërritur fillimisht në Chengdu, kryeqytetin e provincës jugperëndimore Sichuan.

Gjatë takimit të tyre, presidenti Xi dhe mbreti Felipe ishin të pranishëm në nënshkrimin e disa marrëveshjeve bashkëpunimi që synojnë forcimin e lidhjeve dypalëshe.

Kina është partneri më i madh tregtar i Spanjës jashtë Bashkimit Evropian, me tregtinë dypalëshe që ka arritur në 48.6 miliardë dollarë vitet e fundit.

Në qershor, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u takua në Madrid me nënpresidentin e Kinës, Han Zheng, duke bërë thirrje për tregje të hapura dhe bashkëpunim për të shmangur një luftë tregtare globale.

Sanchez, i cili vizitoi Kinën në prill pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për sanksione të gjera globale, theksoi nevojën për një përgjigje kolektive ndaj sfidave botërore si ndryshimet klimatike, zhvillimi i qëndrueshëm dhe respektimi i ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së.

Related posts

Kryqi i Kuq i “indinjuar” nga vrasja e një ndihmësi mjekësor palestinez në Gaza

RTI

Rrahmani i reagon Kurtit: Kurrë dhe me asnjë çmim nuk do të votoj ligje që cenojnë familjen

Muhamet Ramadani

Kina u bën thirrje qytetarëve të saj në Japoni të qëndrojnë vigjilentë pas raportimeve për incidente të dhunshme

RTI