RTV AHIRETI
Lajme

Kaliforni, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në pritje të stuhisë

kaliforni,-shpallet-gjendje-e-jashtezakonshme-ne-pritje-te-stuhise

Guvernatori i shtetit të Kalifornisë, Gavin Newsom, shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të afrimit të një stuhie të fortë në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, Newsom tha se ishin mobilizuar për të mbrojtur njerëzit nga efektet negative të stuhisë që po afrohet.

“Kjo gjendje e jashtëzakonshme do t’i lejojë shtetit të ndërhyjë shpejt dhe të mbështesë autoritetet lokale në ndërhyrjet e tyre të vazhdueshme teksa po afrohet stuhia,” tha guvernatori Newsom.

Qytetarëve iu kërkua të mos kryejnë udhëtime të panevojshme këtë mbrëmje, si dhe të ruajnë ushqimin dhe ujin për tre ditë dhe të përdornin ngrirës dhe frigoriferë vetëm kur është e nevojshme.

Ditët e fundit Kalifornia ka regjistruar reshje të dendura shiu dhe bore.

Related posts

Udhëhoqi ceremoninë e varrimit të Alexei Navalnyt, pezullohet prifti ortodoks në Rusi

admin

Turma të mëdha protestojnë në Londër kundër aparteidit izraelit

admin

Hatay: Pas tërmetit të 6 shkurtit lindën 205 foshnja

rezart morina