RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz: Rumania t’i bashkohet zonës Shengen këtë vit

scholz:-rumania-t’i-bashkohet-zones-shengen-kete-vit

Kancelari gjerman, Olaf Scholz shprehu mbështetjen e tij për bashkimin e Rumanisë në zonën evropiane të Shengenit, që mundëson lëvizjen e lirë pa kontrolle kufitare, gjatë një vizite në kryeqytetin rumun, Bukuresht.

Scholz tha se Rumania ka përmbushur të gjitha kriteret për t’u bashkuar dhe se qëllimi është që Rumania të fitojë përfundimisht anëtarësimin e plotë në zonën Shengen, këtë vit.”

Deklarata e Scholz erdhi pas takimit me presidentin rumun, Klaus Iohannis.

Udhëheqësi rumun shprehu gjithashtu besimin se vendi i tij do t’i bashkohet plotësisht zonës Shengen deri në fund të vitit.

Kerkesa e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Rumania dhe Bullgaria, për anëtarësim në zonën Shengen në dhjetor, u refuzu kryesisht për shkak të kundërshtimit nga Austria, e cila pretendon se shumë migrantë të paligjshëm hyjnë në Austri nëpërmjet Rumanisë.

Gjermania e mbështeti anëtarësimin në atë kohë.

Të dy vendet kanë zbatuar tashmë disa nga rregullat e Shengenit.

Por, kontrollet kufitare përgjatë kufijve me shtetet e tjera të BE-së deri më tani kanë mbetur në fuqi.

Anëtarët e rinj të Shengenit mund të pranohen vetëm njëzëri.

Si Rumania ashtu edhe Bullgaria kanë kërkuar të anëtarësohen që nga viti 2011. /atsh

Related posts

Sveçla njofton sindikatën se disa nga kërkesat e PK-së janë në procedurë

rezart morina

Dënohet ish-presidenti brazilian! Bolsonaros i ndalohet kandidimi për 7 vjet

admin

OKB-ja sot mban seancën për Kosovën të thirrur nga Serbia

rezart morina