RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Largohen kamionët barrikadues në veri

largohen-kamionet-barrikadues-ne-veri

KFOR-i, sot rreth orës 12:00 nisi largimin e dy kamionëve të bllokuar, që ishin pjesë e barrikadave në veri, përtej fshatit Grabovc, komuna e Zveçanit, përkatësisht te vendi i quajtur “Përroi i Zhazhës”.

Dhjetëra automjete të rënda të KFOR-it larguan dy kamionët,

Kështu, shumë shpejt do të hapet rruga alternative që lidh fshatin Zhazhë të banuar me shqiptarë me Zveçanin, përkatësisht Mitrovicën.

Edhe Policia e Kosovës po asiston në këtë operacion.

Misioni i KFOR-it në Kosovë, para dy ditësh ka kryer disa operacione inxhinierike në veri të vendit, duke i larguar nga rruga automjetet e bllokuara që kanë mbetur në atë pjesë.

Ndryshe, të enjten e 29 dhjetorit në veri të vendit serbët kanë larguar barrikadat e vendosura nga bandat kriminale në veri të vendit, por aty kanë mbetur disa kamionë të djegur nga vetë ata.

Ndërsa, vendosja e tyre është bërë për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës, Dejan Pantiq, i cili ditë më parë është dërguar në arrest shtëpiak.

Related posts

Kryeministri spanjoll premton mbështetje të plotë për procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE

admin

Kapacitetet e Kosovës për emergjenca natyrore

admin

Britani, Sunak planifikon të ndalojë duhanin për brezat e rinj

admin