RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Orban sulmon BE-në: Nuk jeni udhëheqës të Hungarisë, ne jemi një komb i pavarur

orban-sulmon-be-ne:-nuk-jeni-udheheqes-te-hungarise,-ne-jemi-nje-komb-i-pavarur

Kryeministri hungarez Viktor Orban iu referua aktiviteteve të Bashkimit Evropian dhe ka thënë se Brukseli do t’i diktojë Hungarisë se çfarë do të bëjë si në situatën me Ukrainën ashtu edhe në çështje të tjera.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të kryeministrit hungarez në Facebook, Orban ka theksuar se Brukseli nuk është “shefi i Hungarisë”.

“Bashkimi Evropian nuk është Brukseli. Bashkimi Evropian është në Vjenë, Budapest, Varshavë, Berlin dhe Madrid. Brukseli nuk është shefi ynë. Ne jemi një komb i pavarur dhe sovran. Ne marrim vendime së bashku. Nëse ato nuk janë të mira për ne, do t’u themi qytetarëve, vendimet nuk janë të mira dhe ne mund t’i parandalojmë, nuk do të merret vendim i përbashkët”.

Gjithashtu, Orban u shpreh se Hungaria merr pjesë në diskutime për të gjitha çështjet evropiane, por edhe se ajo i shpreh qartë qëndrimet e saj nëse vendimet evropiane bien ndesh me çështjet kombëtare hungareze.

“Kjo është një çështje shumë e rëndësishme. Unë nuk dua të ngatërrohem me evropianët e tjerë, por dua të shtoj qëndrimin tonë në vendimet e përbashkëta evropiane. Prandaj ne marrim pjesë në çdo vendim dhe gjithmonë shprehim mendimin tonë. Nëse shfaqet një qëndrim i caktuar se ne nuk jemi dakord, do ta raportojmë”, ka përfunduar Orban.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, kryeministri hungarez, si dhe një sërë zyrtarësh të tjerë hungarezë, kanë kritikuar veprimet e Bashkimit Evropian dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Në mes të korrikut, Orban, duke komentuar ndikimin e sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe ndaj BE-së, deklaroi se Evropa e qëlloi veten në mushkëri me sanksione. /koha

Related posts

Zelensky: Rusia duhet t’i tërheqë trupat para se të arrihet marrëveshja e paqes

admin

24 vjet nga kapitullimi i Serbisë

admin

Shkencëtarët ngrenë alarmin: Arktiku po bëhet më i lagësht dhe i paqëndrueshëm

admin