RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Policia shton prezencën para protestuesve serbë në Shtërpcë

policia-shton-prezencen-para-protestuesve-serbe-ne-shterpce

Policia e Kosovës ka shtuar numrin e zyrtarëve policorë në pjesën ku po qëndrojnë protestuesit serbë në Shtërpcë.

Rruga atje është bllokuar nga protestuesit, raporton Teve1.info

Kjo pas rastit të plagosjes së dy të rinjve të premten në fshatin Drajkovc të Shtërpcës.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se dy qytetarët në Shtërpcë, njëri 11 e tjetri 21 vjeç, u plagosen nga një veturë në lëvizje. Policia shumë shpejt arrestoi të dyshuarin, i cili është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Për rastin kanë reaguar edhe krerët institucional, teksa dënuan sulmin. Po ashtu për rastin reagoi edhe komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, ku tha se i beson hetimit të autoriteteve të Kosovës.

Related posts

Turqi, rritet në mbi 36 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti i javës së kaluar

admin

Zyra e Medias në Gaza përmend katër gazetarë të vrarë në sulmet izraelite

Muhamet Ramadani

BE rrëzon propozimin e Spanjës dhe dy vendeve të tjera, kërkonin pezullimin e marrëveshjes së asociimit me Izraelin

admin