RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi, rritet në mbi 36 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti i javës së kaluar

turqi,-rritet-ne-mbi-36-mije-numri-i-te-vdekurve-nga-termeti-i-javes-se-kaluar

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave e Turqisë (AFAD) ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga dy tërmetet e javës së kaluar që goditën pjesën jugore të vendit është rritur në 36.187, raporton Anadolu.

Nga tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në Kahramanmaraş janë prekur mbi 13 milionë njerëz në 11 provinca turke, përfshirë Adana, Adımayan, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazığ.

Disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin, po ashtu ndjenë lëkundjet e forta që goditën Turqinë brenda më pak se 10 orë.

AFAD tha se personeli i kërkim-shpëtimit i përbërë prej 253 mijë personash po punojnë aktualisht në terren.

AFAD po ashtu tha se deri më tani të paktën 216.347 persona janë evakuuar nga rajonet e goditura nga tërmeti.

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë njoftoi se një personel i huaj i përbërë nga gjithsej 7.098 persona nga 24 vende po vazhdojnë aktualisht përpjekjet e tyre në terren.

Related posts

Anija e parë e ngarkuar me grurin ukrainas mbërrin në hyrjen e ngushticës së Stambollit në Detin e Zi – VIDEO

admin

Tajvani pretendon se në zonën e tij detektoi 22 avionë luftarakë kinezë dhe 20 luftanije

Muhamet Ramadani

Kryediplomatët e Rusisë dhe Iranit diskutojnë për situatën në Lindjen e Mesme

Hevzi