RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Në Zubin Potok serbët brohorasin kundër Listës Serbe: “Turp të keni, shqiptarët po na mbrojnë”

ne-zubin-potok-serbet-brohorasin-kunder-listes-serbe:-“turp-te-keni,-shqiptaret-po-na-mbrojne”

Gjatë ceremonisë qendrore të ndezjes së pemës së Krishtlindjes, që u mbajt këtë vit në Zubina Potok, serbët e mbledhur kanë brohoritur edhe kundër drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq dhe krerëve të Listës Serbe, që ishin të pranishëm aty.

Siç raporton “Nova.rs”, gjatë fjalimit të peshkopit Teodosije për Rashkë-Prizren, një grup serbësh filluan të thërrasin “Petkoviq, a është kjo 50:0 për ne? Turp të keni, shqiptarët po na ruajnë”, më pas i kanë drejtuar një sërë sharjesh, transmeton Telegrafi.

Priftërinjtë e pranishëm, si dhe peshkopi Teodosije, gjatë gjithë kohës u përpoqën t’i qetësonin masën, por nuk ia dolën dot.

Disa qytetarë me këmbëngulje e pyesnin Petkoviqin: “A po ju ruajnë edhe juve shqiptarët?”. “Është e lehtë për juve atje lart në Beograd”.

Related posts

Anulohen fluturimet në Shkup pas kërcënimeve me bomba

admin

E trishtë/ Foshnja lind në rrënoja, nëna vdes pasi e sjell në jetë

rezart morina

Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut dënon sulmet ndaj Kuranit

admin