RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tërmet i fuqishëm në ishullin grek, lëkundjet ndihen dhe në Turqi

termet-i-fuqishem-ne-ishullin-grek,-lekundjet-ndihen-dhe-ne-turqi

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 03:52 të mëngjesit të së shtunës në Lesvos të Greqisë. Epiqendra e tërmetit ishte 2 km në veri-veriperëndim të Mandamados ndërsa thellësia e tërmetit vlerësohet të ketë qenë 10 kilometra, raportojnë mediat greke.

Lëkundjet janë ndjerë si në Kios ashtu edhe në Izmir të Turqisë. Deri më tani nuk raportohet për dëme apo të lënduar. Disa minuta më vonë pas tërmetit është regjistruar një pasgoditje me magnitudë 3.3 në lindje-verilindje të Mandamados në Lesbos.

Related posts

BE-ja sanksionon kanalin Russia Today që operon nga Serbia

admin

Konfiskohen mbi 35 kg marihuanë në Gjakovë, arrestohet një person

admin

Mal të Zi paralajmëron votë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

admin