Arabia Saudite njoftoi se do të mirëpresë haxhinjët për të kryer Haxhin në numra të njëjtat si para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Numri i hanxhinjve do të kthehet në atë që ishte para pandemisë, pa asnjë kufi moshe”, tha Ministri i Haxhit dhe Umres, Tawfiq al-Rabiah, në një deklaratë në Riad.
Ministri tha se misionet e Haxhit nga e gjithë bota do të lejohen me çdo kompani të autorizuar për të ofruar shërbime në Arabinë Saudite.
“Së bashku me partnerët tanë, lançuam platformën NUSK për të lehtësuar procedurat dhe për të pasuruar përvojën e haxhinjëve”, shtoi ai.
Arabia Saudite në tre vitet e fundit kufizoi numrin e hanxhinjve për shkak të kufizimeve të vendosura për të frenuar përhapjen e koronavirusit.