RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

British Airways shton opsionin e hixhabit në koleksionin e ri të uniformave

british-airways-shton-opsionin-e-hixhabit-ne-koleksionin-e-ri-te-uniformave

Kompania britanike e linjave ajrore, British Airways (BA) njoftoi se koleksioni i saj i ri i uniformave do të përfshijë veshje të gjera, tunika dhe shami për punonjëset femra, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën nga BA, thuhet se kompania ajrore ka bërë një ndryshim gjithëpërfshirës në uniformat e punonjësve të saj pas rreth 20 vitesh dhe planifikohet që rreth 30 mijë punonjës të kalojnë në uniforma të reja që nga pranvera e këtij viti.

Në deklaratë thuhet se koleksioni i ri i uniformave të kompanisë ajrore përfshin një kostum për meshkuj prej tre pjesë, pantallona të stilit normal dhe “slim”, ndërsa për femrat për herë të parë përveç fundeve dhe pantallonave janë përfshirë edhe opsionet për tunikat dhe shamia.

Më tej theksohet se koleksioni i ri i uniformave të punonjësve të kompanisë ajrore u përgatit në një periudhë rreth pesë vjet nga stilisti britanik i modës, Ozwald Boateng, i cili vjen nga një familje ganeze.

“Uniforma jonë është një përfaqësim ikonik i markës sonë. (Koleksioni i ri) do të na çojë në të ardhmen tonë, do të përfaqësojë Britaninë moderne në më të mirën e saj dhe do të na ndihmojë t’u ofrojmë klientëve tanë një shërbim të mrekullueshëm dhe origjinal britanik”, tha Shefi Ekzekutiv i BA, Sean Doyle në deklaratën e kompanisë.

Related posts

Maqedonia e Veriut do të shpenzojë 66 milionë euro për të siguruar mbrojtje kundërajrore

admin

Haxhi Avdyli jep dorëheqjen nga lista Guxo

Hevzi

AUV njofton për praninë e mundshme të aflatoksinës M1 në djathin Mozzarella nga qumështi i buallicës

admin