RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Diplomatët evropianë e amerikanë zbarkojnë në Kosovë e Serbi

diplomatet-evropiane-e-amerikane-zbarkojne-ne-kosove-e-serbi

Diplomatët evropianë e amerikanë, që për punë kanë telashet e Ballkanit Perëndimor, gjatë muajit janar, pritet të zbarkojnë shpesh në këtë rajon.

Agjenda e tyre intensive në raport me Ballkanin Perëndimor, pason tensionet e shpeshta mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos në muajt e fundit të vitit 2022.

Kjo ka bërë që vitin 2023, përfaqësues të ShBA-së dhe vendeve kryesore të BE-së, ta nisin menjëherë me takime e bisedime.

Departamenti Amerikan i Shtetit dhe qeveria e Francës dhe ajo e Gjermanisë, do të dërgojnë përfaqësues të lartë në dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

Krejt kjo, në përpjekje për t’i kthyer palët në tavolinën e bisedimeve.

Related posts

Vendi që cilësohet si destinacioni më i mirë për udhëtime në Europë

admin

Trump lë të hapur daljen nga NATO: Nëse nuk na ndihmojnë, do të shqyrtojmë largimin! Vendimin do e marrë unë pa Kongresin

admin

Koreja e Veriut po kalon periudhën më të keqe të mungesës së ushqimit në 30 vjetët e fundit

admin