RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vendi që cilësohet si destinacioni më i mirë për udhëtime në Europë

vendi-qe-cilesohet-si-destinacioni-me-i-mire-per-udhetime-ne-europe

Irlanda është renditur në vendin e parë si destinacioni më i mirë i udhëtimit në Evropë për të nëntin vit radhazi.

Sipas një raporti të siguruar nga Extra, Irlanda ka pranuar çmimin “Travel Weekly Readers’ në Muzeun e Historisë Natyrore të SHBA-së, raporton SchengenVisaInfo.com.

Vende të tjera evropiane, si Italia, Greqia, Spanja, Franca dhe Kroacia kanë qenë gjithashtu në konkurrencë për kategorinë “Destinacioni më i mirë në Evropë”.

Pas lehtësimit të kufizimeve të vendosura për të ndalur përhapjen e coronavirus, industria e turizmit në Irlandë ndër të tjera shënoi një përmirësim të dukshëm.

Sipas shifrave të dhëna së fundmi nga Industria e Turizmit Irlandez (ITIC), Irlanda mirëpriti gjithsej 900,000 vizitorë të huaj në shtator të këtij viti, që është rreth 9 për qind më pak në krahasim me shifrat për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përcjell tutje albinfo.

Related posts

Nisin patrullimet në Veri, kreu i EULEX mesazh serbëve që marrin urdhra nga Beogradi

admin

BE-ja bëhet gati për temperatura të larta, dyfishon kapacitetet për luftimin e zjarreve

admin

Senatorët amerikanë: Marrëdhëniet tona vetëm do të forcohen edhe më tej, Serbia mos të pengojë Kosovën

Muhamet Ramadani