RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Cholleti takohet edhe me Kurtin

cholleti-takohet-edhe-me-kurtin

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur të mërkurën në takim këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Takimi po mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Cholleti ishte takuar me presidenten Vjosa Osmani më herët.

Siç ka njoftuar DASH, me krerët e institucioneve në Kosovë, Cholleti pritet të bisedojë për integrimin euroatlanik përfshirë arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve me Serbinë, bazuar në njohje reciproke.

Chollet e ka nisur vizitën në Ballkan nga Shkupi. Pas Kosovës, këshilltari amerikan pritet të vizitojë edhe Serbinë.

Ai po shoqërohet nga i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Related posts

“Koha juaj po mbaron, do ju vrasim”- Sulmohet prifti italian i antimafias në Romë, Don Antonio Coluccia goditet me dërrasa, shishe e shkopinj

admin

Haradinaj përsërit kërkesën për dorëheqjen e Kurtit: E ka shansin e fundit ta bëjë një punë të mirë për Kosovë

admin

Trump: Po shohim shenja të hershme përparimi për fundin e luftës Rusi-Ukrainë

admin