RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Cholleti takohet edhe me Kurtin

cholleti-takohet-edhe-me-kurtin

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur të mërkurën në takim këshilltarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Takimi po mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës.

Cholleti ishte takuar me presidenten Vjosa Osmani më herët.

Siç ka njoftuar DASH, me krerët e institucioneve në Kosovë, Cholleti pritet të bisedojë për integrimin euroatlanik përfshirë arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve me Serbinë, bazuar në njohje reciproke.

Chollet e ka nisur vizitën në Ballkan nga Shkupi. Pas Kosovës, këshilltari amerikan pritet të vizitojë edhe Serbinë.

Ai po shoqërohet nga i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Related posts

20 vjet veç premtime për Ballkanin Perëndimor nga BE

admin

Trump njofton armëpushim 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit, synohet marrëveshje më e gjerë paqeje

admin

Kryeministri izraelit urdhëron ushtrinë të përgatisë plan për ofensivë tokësore në Rafah

admin