RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vrasja në Shoqatën e të Shurdhërve në Mitrovicë, Prokuroria: Ishte e dhunshme

vrasja-ne-shoqaten-e-te-shurdherve-ne-mitrovice,-prokuroria:-ishte-e-dhunshme

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftoi të mërkurën se vrasja që ka ndodhur një ditë më parë brenda Shoqatës së të Shurdhërve, ishte e dhunshme.

Prokuroria njofton se viktima ka qenë anëtar i kësaj shoqate, ndërsa sipas ekspertit mjeko-ligjor që ka dal në vendngjarje, dyshohet se ka ardhur si pasojë e disa goditjeve me një mjet të mprehtë.

“Prokurori kujdestar ka dal në vendin e ngjarjes, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, thuhet se deri më tani nuk ka të identifikuar persona të dyshuar për këtë rast, por “prokurori i shtetit në koordinim me policinë janë duke zhvilluar hetime intensive në mënyrë që të identifikohet kryerësi i veprës penale ‘Vrasja’, me qëllim të arrestimit dhe vënies para drejtësisë”.

Reklama

Një 65-vjeçar me inicialet N.G u gjet pa shenja jete të martën brenda objektit të Shoqatës së të Shurdhërve në rrugën “Avni Shabani” në Mitrovicë.

Lajmi u bë i ditur nga Policia e Kosovës, përmes një njoftimi publik.

“Sot, rreth orës 14:35, është raportuar se brenda objektit të Shoqatës së të Shurdhërve në rrugën “Avni Shabani” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima N. G., 65 vjeçar”, thuhej në njoftimin e policisë.

“Bazuar në hetimet fillestare në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, me urdhër të prokurorit hetimet për rastin kanë nisur në drejtim të veprës penale vrasje”.

Tutje, u bë e ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Reklama

“Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje”.

Related posts

Synon një mandat të dytë, analiza e Politico: Von der Leyen rrezikon të mos marrë votat e mjaftueshme nëse… Çfarë parashikohet pas lëvizjeve të fundit në partitë e qendrës

admin

“Në SHBA është gati të realizohet ‘Doktrina e Bidenit’ për njohjen e shtetit të Palestinës”

admin

Blinkeni dhe Lavrovi flasin në telefon për herë të parë që kur nisi lufta në Ukrainë

admin