RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Për 12 ditë, qytetarët dërguan në Inspektorat 55 ankesa për çmime dhe mashtrime me flamuj

per-12-dite,-qytetaret-derguan-ne-inspektorat-55-ankesa-per-cmime-dhe-mashtrime-me-flamuj

Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka dalë në terren për të inspektuar flamujt e origjinës në markete.

Lebibe Haliti, kryeinspektore e tregut ka thënë se në muajt e fundit janë vërejtur biznese që nuk po e respektojnë Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorët.

Ajo ka thënë se marketet e kanë obligim vendosjen e tiketës për flamurin e origjinës.

Haliti ka thënë se asnjë biznes nuk do të mbetet i pa inspektuar dhe në rast të mosrespektimit të ligjit, do të ndëshkohen.

Ka shtuar se Inspektorati i Tregut ka të drejtë të vendos gjobë deri në 1000 euro, duke shtuar se gjoba deri në 10 mijë euro vendoset nga Gjykata.

“Ka vetëdijesim të konsumatorëve nëpër markete të cilët parashtrojnë ankesa. Gjatë vitit 2022 kemi pasur mbi 1200 ankesa nga konsumatorët. Nga 1 janari e deri sot janë 55 ankesa nga konsumatorët. Janë dy arsye, për mashtrim me flamuj dhe manipulim me çmime”, ka thënë ajo.

Ka thënë se për produktet ushqimore ka më shumë ankesa.

Related posts

KQZ publikon shifrat: Deri në 10:00 pjesëmarrja në 5 bashkitë, 5.09%

admin

Emigracioni çështje kryesore në takimin e lartë tripalësh SHBA-Meksikë-Kanada

admin

Italia në fillim, Giorgia Meloni shpalos qëllimet e saj në fjalimin e parë pas zgjedhjeve

admin