RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shkarkohet ushtruesi i detyrës së drejtorit në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK

shkarkohet-ushtruesi-i-detyres-se-drejtorit-ne-kliniken-e-kardiokirurgjise-ne-qkuk

Sot është shkarkuar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit Klinik të Kardiokirurgjisë, doktor Rifat Brahimaj.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës – SHSKUK, përmes një komunikate.

“Ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QKUK është caktuar dr. Shpejtim Shurdhiqi”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi i Brahimajt ka ardhur pas analizës së situatës së fundit në Shërbimin Klinik të Kardiokirurgjisë, ndërsa nuk janë dhënë detaje rreth vendimit.

Related posts

Vazhdojnë pritjet dhe kolonat në hyrje-daljet e Kosovës

Muhamet Ramadani

Përfundon seanca ndaj të arrestuarve për sulmin në veri

Muhamet Ramadani

Këta besimtarë i do edhe shejtani!

admin