RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

HRW: Liderët afrikanë dështuan në parandalimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut

hrw:-lideret-afrikane-deshtuan-ne-parandalimin-e-shkeljeve-te-te-drejtave-te-njeriut

Organizata Human Rights Watch (HRW) njoftoi se liderët afrikanë kanë mbetur të pamjaftueshëm në parandalimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut kundrejt civilëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Raportin Botëror 2023 të publikuar nga HRW, përfshihen shkeljet e të drejtave në Afrikë.

Sipas raportit, ku vihet në dukje se liderët afrikanë kanë mbetur të pamjaftueshëm në parandalimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në të gjithë kontinentin, theksohet “Liderët afrikanë kanë dështuar përballë abuzimeve të përhapura të forcave qeveritare dhe grupeve të armatosura kundrejt civilëve dhe nuk i kanë dhënë përparësi të mjaftueshme kërkesave për drejtësi të viktimave”.

Në të gjithë kontinentin dhuna, grushtet e shteteve dhe konfliktet e armatosura kanë penguar mbizotërimin e ligjit, njoftohet në raportin ku vendet në të cilat janë regjistruar shkelje të të drejtave të njeriut për shkak të konflikteve janë renditur si Republika Demokratike e Kongos, Kameruni, Etiopia, Mali, Mozambiku, Burkina Faso dhe Sudani i Jugut.

Ndër të tjera, në raport qeveritë e tranzicionit në Çad dhe Sudan janë akuzuar për pengesën e kritikës dhe opozitës paqësore politike, ndërsa në vendet si Ruanda, Burundi, Uganda dhe Zimbabve thuhet se është vërejtur presion mbi shtypin dhe opozitën.

Related posts

Rojet kufitare saudite akuzohen për vrasjen e qindra emigrantëve – VIDEO

rezart morina

Rritet në 100 numri i gazetarëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Gaza

admin

Përkundër zhvillimeve, krerët institucionalë shihen të relaksuar në ballkonin e Qeverisë

rezart morina