RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Më shumë se 6 mijë emigrantë u përpoqën të hyjnë ilegalisht në Bosnjë dhe Hercegovinë vitin e kaluar

me-shume-se-6-mije-emigrante-u-perpoqen-te-hyjne-ilegalisht-ne-bosnje-dhe-hercegovine-vitin-e-kaluar

Vitin e kaluar, më shumë se gjashtë mijë njerëz u përpoqën të kalojnë ilegalisht në Bosnjë dhe Hercegovinë, vend që është në rutën që emigrantët e parregullt e përdorin për të shkuar në vendet e Evropës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë nga Policia Kufitare e Bosnjë dhe Hercegovinës thuhet se më shumë se gjashtë mijë emigrantë janë penguar të hyjnë ilegalisht në vend në vitin 2022.

“Më së shumti kishte shtetas të Afganistanit, Burundit dhe Pakistanit”, thuhet në deklaratë.

Emigrantët kanë tentuar të hyjnë në Bosnjë dhe Hercegovinë përmes Serbisë dhe Malit të Zi dhe janë gjetur kryesisht të fshehur në automjete mallrash.

Siç njoftohet më tej, në 11 ditët e para të vitit 2023, 180 emigrantë kanë tentuar të hyjnë ilegalisht në vend dhe se policia kufitare e Bosnjës ka vazhduar të kryejë me shumë kujdes aktivitetet e saj për të luftuar imigracionin ilegal.

Related posts

Xhaçka: Sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër KFOR-it dhe shtypit, të papranueshme

admin

Kryeministrja daneze: Rendi i vjetër botëror nuk ekziston më

admin

Kurti: KEK ndodhet në një moment historik transformimi, investimet tejkalojnë 500 milionë euro

Muhamet Ramadani