RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Duda: Shtetet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen

duda:-shtetet-anetare-te-nato-s-te-rrisin-shpenzimet-per-mbrojtjen

Presidenti polak, Andrzej Duda u ka bërë thirrje aleatëve të NATO-s që të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen, pasi pushtimi rus mund të përhapet përtej Ukrainës.

Duda e bëri thirrjen në një takim me diplomatë të huaj, të akredituar në Poloni.

”Investimet në ushtri janë investime për sigurinë dhe stabilitetin, jo vetëm të vendit tonë, por edhe të gjithë Evropës”, tha ai.

Sipas Dudës, është e rëndësishme që vendet e NATO-s të cilat nuk shpenzojnë të paktën 2,0 për qind të PBB-së së tyre për mbrojtje, duhet të kuptojnë se kërcënimi i pushtimit vjen nga lindja.

”Sot, përballë një lufte të plotë në kufirin lindor të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, ne duhet të kërkojmë një ndryshim të shpejtë të kësaj politike dritëshkurtër në favor të një qasjeje më të bazuar në solidaritet dhe besnikëri ndaj aleatëve më të kërcënuar”, tha ai.

NATO ka synimin jozyrtar që të gjitha vendet anëtare të shpenzojnë 2,0 për qind të PBB-së për mbrojtjen. /atsh

Related posts

Forcat izraelite arrestojnë 47 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

admin

Përpjekjet për armëpushim në Gaza, Egjipti dërgon në Izrael delegacionin për arritjen e marrëveshjes mes palëve

admin

Presidenti kazak i bën thirrje Putinit të “ngrijë” konfliktin në Ukrainë dhe të rikthehet te “Formula e Stambollit 2.0”

Muhamet Ramadani