RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mijëra protestues në Tunizi në ditën e demokracisë, tunizianët protestojnë kundër regjimit

mijera-protestues-ne-tunizi-ne-diten-e-demokracise,-tunizianet-protestojne-kunder-regjimit

Përqendrimi i pushtetit në duart e presidentit tunizian Kais Saied ka nxjerrë në protesta mijëra qytetarë. Ata e cilësuan pushtetin e presidentit si regjim të rrezikshëm. Mes forcave të shumta të policisë, protestuesit mbushën rrugët e kryeqytetit me pankarta në duar e thirrje kundër kreut të shtetit.

Mijëra protestues kundër presidentit kanë mbushur rrugët e kryeqytetit tunizian në datën që shënon 12 vjetorin e demokracisë.

Sipas tyre vendit gjithnjë e më shumë po i rrezikohet demokracia për shkak të përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e kreut të shtetit Kais Saied.

Ajo që vërehej ishte edhe prezenca e lartë e forcave të policisë për të siguruar se protestuesit nuk do të cënojnë sigurinë e institucioneve, por pavarërisht kësaj përplasjet nuk janë shmangur.

Pjesëmarrësit në tubim tentuan të çajnë kordonin e policisë përpara Ministrisë së Brendshme.

Në rrugën qendrore të Tunis, Habib Bourguiba nga ku bërtitën largimin e Zine El Abidine Ben Ali 12 vite më parë, këtë të shtunë me mijëra protestues që valëvitnin flamuj tunizianë kërkuan rënien e asaj që e cilësojnë regjimi i Kais Saied.

“Tunizia po kalon periudhën më të rrezikshme në të gjithë historinë e saj. Saied goditi demokracinë. Ekonomia është në kolaps prandaj ne nuk do të heshtim” tha një protestues.

Pjesë e protestës u bënë edhe disa parti opozitare në vend, të cilat u ndaluan të marshonin pranë pallatit presidencial në Kartagjenë.  /oranews

Related posts

Ambulanca të pamjaftueshme për të transportuar të plagosurit në Rafah, i cili u sulmua nga Izraeli

admin

IAEA: Të gatshëm për inspektime në centralet bërthamore ukrainase

admin

Kryeministri Sanchez: Spanja është gati të njohë shtetin palestinez

admin6