RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përvjetori i Reçakut, homazhe te kompleksi memorial

pervjetori-i-recakut,-homazhe-te-kompleksi-memorial

Në përkujtim të Masakrës së Reçakut, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori William Walker do të bëjnë homazhe në Kompleksin memorial të Reçakut me fillim në ora 10:00.

Më pas të tre krerët e shtetit dhe diplomati amerikan, ish-kryesues i Misionit Verifikues në Kosovë, do të marrin pjesë në akademinë përkujtimore në 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut e cila do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.

Homazhe pritet të bëjnë edhe autoritetet lokale si dhe përfaqësues të partive politike si dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Masakra e Reçakut tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën. Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Related posts

Blinken thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet në Rafah, mbroni civilët

rezart morina

Vdekjet misterioze të palestinezëve në burgjet izraelite

admin

Imran Khan largohet nga gjykata pasi iu dha lirimi me kusht

admin