RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm,” Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe

“nje-burre-shteti-mendon-per-brezin-e-ardhshem,”-ambasadori-i-shqiperise-ne-shkup,-mesazh-te-koduar-para-protestes-per-gjuhen-shqipe

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka dhënë një mesazh të koduar në lidhje me çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencës.

Ai ka shpërndarë një thënie të njohur të James Freeman Clarke: “Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme. Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm”.

Mesazhi i diplomatit shqiptar vjen në një moment kur debati për të drejtën e studentëve shqiptarë për ta dhënë provimin në gjuhën shqipe është intensifikuar, ndërsa interpretohet si një përgjigje indirekte ndaj qëndrimeve të fundit të Qeverisë dhe kryeministrit Hristijan Mickoski.

Pas peticionit të nënshkruar nga mbi 380 studentë shqiptarë, Mickoski fillimisht deklaroi se “studentët kanë të drejtë”, por vetëm një ditë më vonë ndryshoi qëndrim duke theksuar se “ligji nuk e lejon një gjë të tillë”.

Linjë të ngjashme ndoqën edhe përfaqësuesit e koalicionit VLEN, të cilët në fillim pranuan të drejtën e studentëve, për të kaluar më pas në qëndrimin se “nevojiten ndryshime ligjore dhe harmonizim i kornizës ekzistuese”.

Ndërkohë, si përgjigje institucionale ndaj thirrjes për protestë nga studentët u paralajmërua formimi i një Grupi Pune në Qeveri për trajtimin e kësaj çështjeje.

Related posts

Ushtria izraelite bombardon një objektiv të Hamasit në Gaza

admin

Sulmi me 10 viktima në Kanada, shkon në 18 numri i të plagosurve, dy autorët ende të lirë

admin

Ministri iz’raelit i Mbrojtjes: Po përgatitemi për skenarë të ndryshëm në kufirin me Li’banin

admin