RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky kërkon më shumë armë pas “terrorit raketor” rus

zelensky-kerkon-me-shume-arme-pas-“terrorit-raketor”-rus

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kërkoi më shumë armë nga Perëndimi, duke thënë se ato do t’u mundësonin trupave të tij të luftojnë “terrorin rus”.

Zelensky falënderoi gjithashtu Britaninë e Madhe si vendi i parë që ka premtuar tanke luftarake për Ukrainën.

Ai iu referua kryesisht një rakete që goditi një ndërtesë nëntëkatëshe në Dnipro. Të paktën nëntë persona humbën jetën dhe 60 të tjerë u plagosën.

Zelensky kërkoi ndalimin e terrorit rus, ashtu si dikur nazistët u ndaluan nga nazizmi.

“E keqja nuk njeh kufij”, tha Zelensky, duke dënuar Moskën jo vetëm për “mbjelljen e vdekjes”, por edhe për sulmet e reja në infrastrukturën energjetike të vendit, veçanërisht në Kharkiv dhe Kiev. /atsh

Related posts

Mbi 90 milionë evropianë përballen sot me temperatura mbi 35°C

Irfan Jahiu

Burri nga Gaza zëvendëson makinën e oksigjenit me pompë gomash për të ndihmuar nënën të marrë frymë

admin

Forcat izraelite që nga 7 tetori kanë arrestuar 8.030 persona në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani