RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite që nga 7 tetori kanë arrestuar 8.030 persona në Bregun Perëndimor

forcat-izraelite-qe-nga-7-tetori-kane-arrestuar-8.030-persona-ne-bregun-perendimor

Numri i palestinezëve të ndaluar nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori i vitit 2023, kur nisi sulmet në Rripin e Gazës, është rritur në 8.030, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinez dhe Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve, të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, u dhanë informacione për ndalimet e kryera nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në deklaratë thuhet se forcat izraelite kanë arrestuar të paktën 40 palestinezë, duke përfshirë ish të arrestuar, në qytetet Tulkarm, Kuds, Nablus Qalqilya, Khalil dhe Betlehem në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga mbrëmja e djeshme dhe se që nga 7 tetori, kur Izraeli nisi sulmet në Gaza numri i palestinezëve të ndaluar në Bregun Perëndimor të pushtuar është rritur në 8.030.

Nga ana tjetër, në deklaratën e policisë izraelite thuhet se janë ndaluar tre palestinezë që dyshohet se planifikonin të kryenin një sulm në Kudsin Perëndimor.

Në deklaratë, ku pretendohej se palestinezët e arrestuar “mbështenin DEASH-in”, theksohej se personat në fjalë ishin rreth të njëzetave dhe banorë të Kudsit.

Related posts

Ekonomia e Japonisë tkurret pas dobësimit të jenit

admin

Pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi, ndihma sanitare është thelbësore prej frikës së sëmundjeve

rezart morina

Kurti: Duhet pastrim i listave, t’i mbrojmë veteranët e vërtetë nga ata që s’ishin të tillë

admin