RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Detaje rrëqethëse se në çfarë gjendje ishin gjetur të masakruarit në Reçak

detaje-rreqethese-se-ne-cfare-gjendje-ishin-gjetur-te-masakruarit-ne-recak

Një ditë pas Masakrës në Reçak, një ekip prej tre vetash të udhëhequr nga mjeku i luftës, Vezir Bajrami, kishin identifikuar dhe ekzaminuar secilën viktimë.

Dokumentet e tyre përmbajnë detaje rrëqethëse se në çfarë gjendje ishin gjetur të masakruarit.

Në të janë emrat e 43 kosovarëve të vrarë, në Masakrën e Reçakut.

E këto dokumente, edhe pas 24 vjetëve ruhen nga vet familja e doktorit.

“Në këtë dorëshkrim përshkruhet i gjithë aktiviteti i datës 15-16 janar, me përshkrimin e plagëve të secilit të masakruar që është gjetur në fshatin Reçak”, thotë Gojart Bajrami, djali i Dr. Vezir Bajrami

Por, çfarë ndodhi me të vërtetë mëngjesin e së enjtes së kobshme në Reçak, mjeku i Brigadës 161 “Ahmet Kaçiku”, për Tëvë1 ka ekzaminuar në detaje secilin të masakruar në “Luginën e Vdekjes”

Në to shihet se forcat serbe, nuk u mjaftuan vetëm me vrasjen e civilëve të pafajshëm.

Muhamet Faik Ismaili – nga fshati Reçak, rreth 44 vjeçar.

“I vrarë nga afërsia me armë zjarri, i masakruar në kokë, kafkën e thyer dhe të topitur me mjetë të forta (trurin e nxjerrur jashtë), si dhe të dy sytë e nxjerrur jashtë me mjete të mprehta (thika)”, thuhet në dëshmi.

E këto raporte i kishte kërkuar edhe vet ambasadorit të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Por, kush ishte Vezir Bajrami, mjeku që udhëhoqi verifikimin e të masakruarve në Reçak?

Gojart Bajrami, kujton edhe porosinë që ua linte babai kur largohej nga shtëpia.

“Nëse ju pyet dikush, duhet me thanë që unë jam në një specializim diku. Në bazë të kësaj kushdo që na ka pyet për të, kemi thanë që është në specializim diku”, tregon ai.

Në fund të këtyre dokumenteve, thuhet se numri i të vrarëve në këtë masakër mund të jetë edhe më i madh dhe se dyshohet që disa prej të masakruarve janë marrë nga policia serbe.

Ndërkohë, 24 vjet pas masakrës, vendet ku u vranë civilët e paarmatosur kosovarë, janë shënuar me ngjyrë të kuqe.

Lugina në të cilën gjendemi është në fshatin Reçak dhe njihet si Lugina e Vdekjes. Kjo pasi me 15 janar të vitit 98, nga forcat serbe, këtu u vranë e masakruan mizorisht dhjetëra shqiptarë.

Të gjithë këta para se të vriteshin ishin rrahur e torturuar në oborrin e shtëpisë së Sadik Osmanit.

Kronika e realizuar nga Fidan Zejnullahu

Related posts

Të burgosurit e parë nga Danimarka do të vijnë në Kosovë pas rreth dy vitesh

rezart morina

Shefi i UNRWA: Bregu Perëndimor i shkatërruar, njerëzit po zhyten në varfëri

RTI

Rusia përsërit kushtet për negociatat e paqes me Ukrainën

admin