RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Knaus: Gjermania e Franca po përgatiten ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE

knaus:-gjermania-e-franca-po-pergatiten-ta-bllokojne-anetaresimin-e-kosoves-ne-kie

Gerald Knaus, kryetar i Iniciativës Evropiane për Stabilitet (ESI), ka thënë se disa shtete po përpiqen ta bllokojnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, që pritet të bëhet në maj.

Kryetari i Iniciativës Evropiane për Stabilitet (ESI), Gerald Knaus, ka deklaruar se Gjermania dhe Franca janë duke u përpjekur të bllokojnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Knaus tha se këto dy shtete po e injorojnë rekomandimin e Asamblesë Parlamentare në muajin prill.

“Megjithatë, në këtë moment disa qeveri anëtare të Këshillit të Evropës, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, po përgatiten të bllokojnë votimin për pranimin e Kosovës në maj, duke injoruar rekomandimin e fortë të Asamblesë së saj parlamentare në prill”, ka shkruar ai në platformën X.

Sipas tij, kjo është pasojë e fushatës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka kërkuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron që ta pengojë votimin.

“Në përvjetorin e 75-të, Këshilli i Evropës është i ndarë në një çështje kyçe: a kanë vlerë vlerësimet ligjore dhe votat në Asamblenë Parlamentare? A është anëtarësimi për merita apo thjesht vetëm politik?” ka shkruar tutje.

Ndërkohë, Kosovës për t’u anëtarësuar në KiE iu është përmendur kushti i Asociacionit.

Related posts

Scholz: Nuk do të ekzekutojmë urdhër arresti kundër Netanyahu

Muhamet Ramadani

Sekuestrohen 10 mijë doza ekstazi në Tiranë, arrestohen pesë persona, mes tyre dy shtetas nga Kosova

Muhamet Ramadani

Dhjetëra të vrarë në qendër të Gazës

admin